top of page
Search

VIRGJERESHA

  • gdshgd
  • Oct 13, 2017
  • 3 min read

VIRGJËRESHA (23 gusht – 22 shtator)

Virgjëresha është shenja e gjashtë e zodiakut, është shenjë toke, femërore, e lëvizshme dhe drejtohet nga Mërkuri. Është shenjë e dytë njerëzore dhe është shenjë e kritikës, e analizave dhe e përdorimit të shkëlqyer të arsyes. Tipari më i dallueshëm i saj është sensi praktik.Karakteristika të përgjithshme Njerëzit e lindur në këtë periudhë kanë një personalitet të butë por në realitet shumë volitiv. Janë të rezervuar modestë, të kujdesshëm, të ndërgjegjshëm, të arsyeshëm dhe vëzhgues. Njerëzit e lindur nën shenjën e Virgjëreshës janë gjithashtu të ndrojtur (sidomos në dashuri) praktikë, inteligjentë, analitikë, pedantë dhe kritikë por jo më kot këtë e bëjnë për të ndihmuar të tjerët dhe janë urdhërues të përsosur. Ata nuk përshtaten lehtë në mjedise të jashtëzakonshme, sepse duan zakonet e tyre. Të lindurit Virgjëreshë merren shumë me veten e tyre dhe merren me kënaqësi me punët e të tjerëve sepse kanë dëshirë të bëhen të dobishëm, pra ju shërbejnë gjithë zell të tjerëve. Janë të prerë për punë meqë janë metodikë dhe eliçentë. Ata kanë cilësitë e një Virgjëreshe si modestia ashtu dhe njerzillëku, në vendin e tyre të punës janë valutë sepse i zbatojnë projektet me përpikmëri dhe deri në hollësinë më të vogël, janë shumë punëtorë dhe të gjindshëm. Të lindurit e kësaj shenje janë njerëz të organizuar mirë dhe perfeksionistë, ndonjëherë ata mendojnë se janë të vetmit që i bëjnë gjërat ashtu siç duhen por s’është kështu. Virgjëreshat ju shërbejnë shumë mirë shoqërisë, ata janë të ftohtë, të paafrueshëm dhe nuk u pëlqejnë shumë komplimentat dhe nëse i pëlqejnë nuk gënjehen lehtë prej tyre. Ata kërkojnë të penetrojnë në të tjerët për t’i kuptuar deri në fund, kërkojnë kuptim dhe dashuri edhe nga ata që nuk mund t’ua japin, prandaj bëhen subjekt e deziluzion në miqësi dhe dashuri. E marrin përsëri veten në takime me fat që u sigurojnë pothuajse gjithnjë një të ardhme të lumtur. Virgjëreshat e ndryshojnë shpesh mendimin e tyre për kur duan ata janë kokëfortë dhe të panënshtruar. Rrallë i pranojnë të metat e tyre dhe janë shpesh të ndrojtur dhe të paqëndrueshëm. Çdo gjë që bën Virgjëresha e bën shpejt dhe gjithmonë është gati të analizojë gjendjen dhe të gjykojë. Mësojnë shpejt dhe me cilësi sepse janë inteligjentë. I pëlqen ti tregojë gabimet e të tjerëve dhe e entuziazmon mendimi tallës i një shoku. Ata janë njerëz konkurrentë të rregullt dhe urrejnë shpesh shfaqjet publike dhe bashkimin me shumë njerëz. Virgjëresha ul zakonisht kokën deri sa të bëhet drejtuese dhe mund të bëhet ziliqare për sukseset e të tjeëve. Janë të pastër dhe realistë, intelektualë, metodikë dhe me llogjikë. Janë njerëz të urtë e plot ide, nuk janë fare pompozë në çdo punë dhe kur nuk e arrijnë këtë ata dekurajohen lehtë. Kanë një shpirt të shquar kursimi dhe duhet të kenë kujdes mos të bëhen kopracë. Nuk e duan rrezikun. Ata mendojnë se konceptet filozofike janë të vështira për t’u kuptuar dhe shpesh vetbesimi i tyre sfumohet dhe s’janë kurrë të sigurtë për konkluzionet ku arrijnë. Janë të ftohtë dhe evitojnë miqësitë e thella, mbajnë më shumë miqësi të cekëta. Ata janë më të aftë për vartës sesa për shefa, përgjegjësia i bën nervoz. Janë njerëz të matur dhe të lidhur me familjen, duan status kuonë. Ata kanë dhe anë negative: bëhen të padëgjueshëm, ziliqarë, tradhëtarë, dhe qëllojnë gjithnjë prapa shpine. Mund të bëhen mosmirënjohës, interesaxhinj dhe shpesh herë kanë dëshirë të merren me thashetheme dhe duan të minojnë superiorët janë të pamëshirshëm dhe mosbesues, pëlqejnë: të bëjnë lista, ushqimet natyrale, rregullin, higjienën, urrejnë: rrëmujën, kopracinë, varfërinë, paqartësinë dhe kur shëndeti u vihet në rrezik.


 
 
 

Recent Posts

See All
PESHQIT

P E S H Q I T ( 19 Shkurt – 20 Mars ) Peshqit janë shenja e dymbëdhjetë e zodiakut. Është Shenjë e ujit, e lëvizjes, femërorë që...

 
 
 
UJORI

UJORI ( 21 Janar – 19 Shkurt ) Ujori është shenja e njëmbëdhjetë e zodiakut. Është shenjë mashkullore, e pandryshueshme, negative dhe që...

 
 
 
BRICJAPI

BRICJAPI (22 dhjetor – 20 janar) Bricjapi është shenja e dhjetë e zodiakut, është shenjë e tokës, themelore dhe femërore, që drejtohet...

 
 
 

Comentarios


Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page