top of page
Search

BRICJAPI

  • gdshgd
  • Oct 13, 2017
  • 3 min read

BRICJAPI (22 dhjetor – 20 janar)

Bricjapi është shenja e dhjetë e zodiakut, është shenjë e tokës, themelore dhe femërore, që drejtohet nga Saturni. Kjo është shenjë e të menduarit, e druajtjes, e mbylljes në vetvete dhe e vetmisë. Uni i Bricjapit është shumë i fortë, me prirje për të komanduar dhe që kërkon me ngulm shumë të madh të arrijë synimet e veta.Karakteristika të përgjithshme Të lindurit në shenjën e Bricjapit janë praktikë, ambicioz, të matur, të heshtur, të duruar, të vëmendshëm, të rezervuar dhe tipa të mbyllur. Janë punëtorë të palodhur dhe e kuptojë se duhet shumë punë për t’ia dalë mbanë. Gjithashtu të lindurit e Bricjapit janë të vendosur për t’ia arriur qëllimit, realistë, të ftohtë, të disiplinuar, të turpshëm, pesimistë, të ngurtë, seriozë dhe të pagopur në gjithçka. Janë mjeshtër për biznes, pragmatikë, të fshehtë, të besueshëm dhe besnikë. Bricjapët në përgjithësi janë pak të ndjeshëm dhe të mendueshëm. Janë të pajisur me fantazi dhe kanë një karakter të mbyllur që nuk u lehtëson miqësitë, janë shpesh të vetmuar, por kur arrijnë të komunikojnë bëhen dhe simpatikë, duke u tërhequr vëmendjen atyre që u afrohen. Janë të sjellshëm, dashamirës dhe të shoqërueshëm. E duan lirinë dhe pavarësinë dhe nuk tolerojnë që të huajt të merren me problemet e tyre. Nuk kanë qejf të bëjnë punë të rëndomta por preferojnë diçka që kërkon reflektim dhe studim. Nuk entuziazmohen lehtë, preferojnë një profesion të lirë që nuk i lidh shumë. Janë herë ekonomiqarë të zellshëm, herë plot shpresa, herë të sigurtë për fitoren por shpesh janë dhe pesimistë. Shumë prej tyre kanë tendenca të shquara artistike dhe shpesh herë kanë dhe fat. Simboli i kësaj shenje është cjapi që i pëlqen të ngjitet në majë ku ajri është i pastër. Po kështu të lindurit e Bricjapit synojnë majat, suksesin, famën dhe paratë. Por të arrish majat është vështirë dhe mund të humbasin gjatë rrugës. Bricjapët janë intuitiv, eficientë, të organizuar, veprojnë me pjekuri dhe arsye të shëndoshë, dy cilësi që i ndihmojnë drejt suksesit, kur arrijnë suksesin s’i harrojnë njerëzit që i kanë ndihmuar në qëllimin e tyre. Janë tipa tradicionalistë dhe rrallë qeshin si të thuash qeshin së brendshmi. Meqë janë shenjë e tokës ata jetojnë me këmbë të mbështetura fort në tokë. Ata çohen herët çdo mëngjes dhe e kanë mendjen tek puna, a e kanë bërë mirë punën sot dhe si do ta bëjnë nesër. Hera herës janë pak materialistë dhe grykës por nuk e teprojnë e duan traditën dhe shoqërinë duan të duken të sjellshëm dhe shoqërore. Ju pëlqen të bëjnë Pazar por ta marrin çdo gjë sa më lirë. Janë pak konservatorë dhe kurrë nuk rrezikojnë. Të lindurit në këtë shenjë kërkojnë nder, respekt, dhe kanë tendencë të jenë shumë të emocionuar në lidhjet personale. Bricjapët duan të jetë udhëheqës por e dinë që këtë titull s’jua dal kush dhe duhet ta fitojnë vetë. Bricjapi është shenja më e qëndrueshme dhe serioze e zodiakut janë të pastër, të pakorruptueshëm, me shumë veti të çmuara. Zakonisht janë dhe të sigurt në vetvete me vullnet të fortë, por jane dhe të ngathët dhe s’iu pritet, fatalistë, tepër konvencionalë dhe sanguinë. Janë këmbëngulës dhe çojnë me çdo kusht punën në fund por kur arrijnë sukseset bëhen dhe mendjemëdhenj. Dinë të kursejnë pa u bërë kurnacë dhe arrijnë rezultate të mira pa shumë energji dhe shpenzime. Ndryshimet e humorit janë një nga arsyet pse të lindurit në këtë shenjë bëhen kapriçiozë. Shumë Bricjapë janë të prirur drejt botës okulte. Gjithashtu kanë një kujtesë të mirë dhe dëshirë të pafund për të mësuar. Por ka dhe Bricjapë që janë inatçorë, egoistë, arrivistë, krenarë që u japin rëndësi zgjidhjeve sociale që kanë të bëjnë me atë vetë. Nëse pesimizmi i tyre arrin në ekstrem mund të bien edhe në depresion. Pëlqejnë: besnikërinë, profesionalizmin, të kenë një qëllim, themele të forta, të bëjnë fotografi. Urrejnë: projekte të parealizuara, punët pa bereqet, turpin, fantazi të kota, gjërat qesharake.


 
 
 

Recent Posts

See All
PESHQIT

P E S H Q I T ( 19 Shkurt – 20 Mars ) Peshqit janë shenja e dymbëdhjetë e zodiakut. Është Shenjë e ujit, e lëvizjes, femërorë që...

 
 
 
UJORI

UJORI ( 21 Janar – 19 Shkurt ) Ujori është shenja e njëmbëdhjetë e zodiakut. Është shenjë mashkullore, e pandryshueshme, negative dhe që...

 
 
 
SHIGJETARI

SHIGJETARI (22 nëntor – 21 dhjetor) Shigjetari është shenja e nëntë e zodiakut. Është shenjë zjarri, shenjë e dyfishtë (e ndryshueshme),...

 
 
 

Comentarios


Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page