top of page
Search

PESHQIT

  • gdshgd
  • Oct 13, 2017
  • 3 min read

P E S H Q I T ( 19 Shkurt – 20 Mars ) Peshqit janë shenja e dymbëdhjetë e zodiakut. Është Shenjë e ujit, e lëvizjes, femërorë që drejtohet nga Jupiteri dhe Neptuni. Peshqit janë shenjë e ndjeshmërisë së madhe gjithmonë në kërkim të idealeve; tërhiqet gjithmonë nga çdo gjë e re dhe njëkohësisht largohet gjithmonë. Është Shenja e ëndërrimtarëve dhe e njerëzve që janë jashtëzakonisht të gatshëm për të ndihmuar të afërmit.Karakteristika të përgjithëshme. Të lindurit në Shenjën e Peshqve janë të sjellshëm, të ndjeshëm, ëndërrimtarë, altruistë, bujarë, simpatikë, intuitivë dhe me plot fantazi. Peshqit janë tipa shpirtërorë të fokusuar në botën e tyre të brendëshme, i japin shumë rëndësi ndjenjave të tyre dhe janë të mëshirshëm. Të gjithë të lindurit e kësaj Shënje janë njerëz të drejtë, të mirë, imagjinativë, impresionues, mistikë, të mirëkuptueshëm dhe romantikë. Janë idealistë me shumë intuitë dhe jetojnë në një botë iluzioni. Fakti që këtë Shenjë e simbolizojnë dy peshq në drejtime të kundërta dhe kjo tregon se ata mund të kenë dy personalitete, mund të kalojnë nga ndërgjegja tek jo ndërgjegja (këtë e bëjnë më shumë edhe për të provokuar njerëzit), prandaj është vështirë të kesh të bësh me ta. Ata konsiderohen si kameleonët e zodiakut. Të lindurit Peshq ndihmojnë të tjerët dhe venë shpesh interesat e të tjerëve mbi ato personale. Kombinimi i Planeteve Jupitaer dhe Neptun i bën Peshqit me energji unikale. Janë të orientuar shpirtërisht, janë të devotshëm, të duruar, zemërdlirë, të ndershëm, krijues, modestë, të thjeshtë, autokritikë, besnikë dhe të ndrojtur. Ata kanë ideale te larta dhe hera-herës s’e ndajnë fantazinë nga realiteti dhe vazhdojnë të ëndërrojnë me sy hapur dhe kur shohin që ëndërrat e tyre nuk realizohen, bien në pesimizëm dhe letargji, gjatë kësaj kohe reflektojnë mirë. Shumë Peshq janë fetarë, të ndjeshëm dhe kanë dëshirë të ndihmojnë të varfërit e të vobektit. Pëlqejnë të konfondohen dhe rrallë i ndërrojnë mendimet e tyre. Janë disi të lehtë dhe shpesh veprojnë në mënyrë të pamenduar dhe të tepruar.. Pëshqit janë emocionalë, artistikë dhe pëlqejnë gjithçka që është e bukur, fisnike, u pëlqen natyre, lluksi, kënaqësia dhe udhëtimet në vendet ezoterike. Të lindurit e kësaj Shënje janë të paqëndrueshëm kur realizojnë projekte që nuk i tërheqin dhe janë ngulmues për të çuar në fund atë që iu pëlqen. Në familje nuk është e lehtë t’i kuptosh, nganjëherë mbyllen në vetvete dhe nuk duan të konfidohen. Nuk duan të shqetësohen sepse preken lehtë dhe nuk durojnë kollaj. Në qoftë se trajtohen me butësi dhe ëmbëlsi përgjigjen me dashuri të sinqertë. Peshqit nuk janë të dhënë shumë pas punës por megjithatë arrijnë të sigurojnë një pozicion të mirë ekonomik në saje të këmbënguljes dhe forcës së vullnetit. Kalojnë periudha lodhjeje dhe plogështie por nuk nxiten shumë, sepse për ekuilibrin e tyre psikofizik kanë nevojë për këto periudha qetësie, për të gjetur energji te reja. Nuk iu pëlqen rutina dhe orari fiks i punës, por kërkojnë një farë pamvarësie. Peshqit jetojnë me kokën në re (nuk kënaqen kurrë plotësisht) dhe meqë kanë talent artistik, kërkojnë punë që mund t’iu sjellë sukses dhe para. Të lindurit e Shenjës së Peshqve janë respektues, vëzhgues të mirë, konservatorë, kryeulët dhe shumë mikpritës për njerëzit e dashur. Janë tipa teorikë, me imagjinatë dhe rrallë herë kanë sensin praktik. Kuptojnë shpejt dhe i thithin shpejt idetë dhe tendencat e reja. Shumë Peshq janë të prirur drejt arteve dhe janë shumë të talentuar sidomos në muzikë, letërsi apo pikturë. Në lidhjet personale s’janë kurrë egoistë dhe janë shumë bujarë me ato që duan dhe respektojnë dhe kur ia venë syrin dikujt duan ta bëjnë sa më shpejt atë për vete. Pëshqit janë irracionalë, misteriozë,plot sekrete dhe nganjëherë u pëlqejnë dhe thashethemet, mund të bëhen naivë dhe gënjeshtarë (për të mbrojtur interesat e veta). Me që janë shenjë e ujit ata janë të paparashikueshëm si uji. Gjithashtu ata nuk ndërhyjnë shumë për të zgjedhur probleme. Janë ta adaptueshëm në shoqëri dhe kërkojnë qetësi dhe simpati nga të tjerët. Pëlqejnë vetminë për të ëndërruar misterin, gjërat “qesharake”, ripërtëritjen, të humbasin, urrejnë mburravecët të kritikohen, vështirësinë, pedamterinë, qartësinë.


 
 
 

Recent Posts

See All
UJORI

UJORI ( 21 Janar – 19 Shkurt ) Ujori është shenja e njëmbëdhjetë e zodiakut. Është shenjë mashkullore, e pandryshueshme, negative dhe që...

 
 
 
BRICJAPI

BRICJAPI (22 dhjetor – 20 janar) Bricjapi është shenja e dhjetë e zodiakut, është shenjë e tokës, themelore dhe femërore, që drejtohet...

 
 
 
SHIGJETARI

SHIGJETARI (22 nëntor – 21 dhjetor) Shigjetari është shenja e nëntë e zodiakut. Është shenjë zjarri, shenjë e dyfishtë (e ndryshueshme),...

 
 
 

Comments


Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page