top of page
Search

UJORI

  • gdshgd
  • Oct 13, 2017
  • 3 min read

UJORI ( 21 Janar – 19 Shkurt )

Ujori është shenja e njëmbëdhjetë e zodiakut. Është shenjë mashkullore, e pandryshueshme, negative dhe që udhëhiqet nga Urani, por që preket edhe nga Saturni, i cili në lashtësi, ende pa u zbuluar Urani, ai udhëhiqte Ujorin. Ujori është shenjë e pavarësisë dhe origjinalitetit dhe jeton me vështrimin drejt së ardhmes. Ai është konsideruar si shenja e shoqërisë e miqësisë.Karakteristika të përgjithshme Të lindurit në shenjën e Ujorit kanë një natyrë të qetë, të drejtë, të mirë e simpatike. Janë miqësorë, njerëzorë, të pamvarur, indiferentë, origjinalë, shpikës dhe intelektualë.. Të gjithë të lindurit e Ujorit janë njerëz që zemërohen rrallë dhe kanë qëllim të përmirësojnë botën. Janë zbulues, filantropë, të paparashikueshëm dhe hera-herës idealistë,por kanë një idealizëm të temperuar fort nga një sens praktik. Ujorët janë pionierë të mendimit, vizioneve dhe progresivë dhe duan t’i përmirësojnë gjërat. Gjithashtu janë të aftë t’i përfshijnë të tjerët në këtë proçes, prandaj kanë shumë shokë dhe të njohur. Shenja e Ujorit simbolizohet nga ujëmbajtësi. Po kështu të lindurit e kësaj shenje i bëjnë dush botës me mendimet dhe idetë e tyre të reja. Fatmirësisht për ta (dhe për ne) ata janë gjenij dhe truri i tyre nxjerr ide nga më fantastiket. Ata janë të kënaqur me idetë e tyre, por janë akoma më të kënaqur kur bota bie dakord me ta, kur një gjë e tillë s’ndodh bëhen nervozë. Ujorët janë tipa që kërkojnë liri të madhe veprimi dhe iu pëlqejnë udhëtimet. Janë ngulmues, të qëndrueshëm, të qetë, altruistë, të duruar, analitikë, individualistë dhe besnikë në ndjenja. Sensi i punës dhe dinamizmi i çon ata drejt aktivitetit komercial. Nganjëherë mungon tek ata aftësia e të menduarit dhe e organizimit praktik. Janë ëndërronjës, flirtues dhe aventurierë, por së fundi tërhiqen me durim drejt pjekurisë. Shumë Ujorë janë tepër motive, të veçantë, largpamës e të ndershëm, entusiazmohen si fëmijë edhe kur janë të rritur, bëhen edhe simpatikë në shoqëri. Kanë një shpirt ironik dhe janë të ftohtë, por shpesh janë me fat në dashuri sepse dinë të dhurojnë bujari dhe nuk jane agocentrikë. Shpesh u japin tepër rëndësi ndereve, u pëlqejnë titujt, të cilët i përdorin shpesh dhe vënë re gjithmonë se ç’thonë të tjerët për ta. Kanë një dhunti të mrekullueshme, prania e tyre në një ambient ka efekte qetësuese dhe siguruese. Fakti që këta njerëz janë shpikës dhe krijues ua rrit shumë vlerat. Në familje janë paksa të egër, të ashpër dhe mizorë, sidomos me fëmijët por mund të ndodhë dhe me të tjerët. Ujorët janë progresistë dhe pëlqejnë shumë kompjuterat dhe teknologjitë e reja, janë tipa llogjikë dhe mund të bëhen lehtë shkencëtarë. Në lojë pëlqejnë të rrethohen nga shumë miq, mundësisht nga familjarë dhe shokë. Një difekt i tyre është se, nga një gjendje entusiazmi ekzaltimi, kalojnë shpesh në pesimizëm dhe depresion. Ujori mund të ndahet në dy grupe: Në grupin e parë hyjnë njerëzit e ndjeshëm, të turpshëm, të duruar dhe xhentilë; ndërsa në grupin e dytë, hyjnë individët që janë gjithë jetë, më të ashpër, egzihibicionistë. Por të dy grupet kanë një vullnet të hekurt, kërkojnë me çdo kusht të vërtetën dhe janë gati të ndryshojnë mendimet e tyre, kur e shohin që e kanë gabim. Ujorët janë pa paragjykime, mendjendritur, seriozë e të hapur por mund të bëhen dhe kontradiktorë, perversë, mospërfillës e të vështirë. Janë mjaft vigjilentë, aktivë dhe këmbëngulës për të arritur objektivat por pa u bërë egoistë, duke shprehur kështu arsye moderne dhe hera-herës humor. Të lindurit e ujorit janë inteligjentë, mëndjemprehët, konçizë e të qartë. Shumë prej tyre kanë një imagjinatë të spikatur dhe janë intuitivë, edhe në nivelin psiqik. Nga njera anë Ujorët janë të dobishëm për shoqërinë dhe kur iu ecën ters bëhen të rrezikshëm, s’mbajnë premtimet, sillen keq, shpërthejnë në zemërim. Armiqtë e tyre i urrejnë me gjithë shpirt. Kur gjejnë një punë që i frymëzon ata i jepen me mish e me shpirt duke harruar dhe shëndetin e tyre. Spiritualiteti dhe dashuria për filozofinë janë të rrezikshëm për ta sepse mund t’i mbyllë në kullën e fildishtë. Pëlqejnë: Të luftojnë për çështjet e drejta, të ëndërrojnë të ardhmen, miqtë e mirë, variacioni, të mendojnë të kaluarën. Urrejnë: Premtimet e thyera, vetminë e madhe, rregullin, imitimet.


 
 
 

Recent Posts

See All
PESHQIT

P E S H Q I T ( 19 Shkurt – 20 Mars ) Peshqit janë shenja e dymbëdhjetë e zodiakut. Është Shenjë e ujit, e lëvizjes, femërorë që...

 
 
 
BRICJAPI

BRICJAPI (22 dhjetor – 20 janar) Bricjapi është shenja e dhjetë e zodiakut, është shenjë e tokës, themelore dhe femërore, që drejtohet...

 
 
 
SHIGJETARI

SHIGJETARI (22 nëntor – 21 dhjetor) Shigjetari është shenja e nëntë e zodiakut. Është shenjë zjarri, shenjë e dyfishtë (e ndryshueshme),...

 
 
 

Commentaires


Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page