top of page
Search

SHIGJETARI

  • gdshgd
  • Oct 13, 2017
  • 3 min read

SHIGJETARI (22 nëntor – 21 dhjetor)

Shigjetari është shenja e nëntë e zodiakut. Është shenjë zjarri, shenjë e dyfishtë (e ndryshueshme), mashkullore pozitive dhe e drejtuar nga Jupiteri. Shigjetari është gjithmonë një e mesme midis më të mirës dhe më të keqes midis vesit dhe virtytit: në fakt simboli i kësaj shenje është centauri, domethënë një figurë gjysëm njeri – gjysëm kafshë. Kjo është shenja e njerëzve që qëllojnë drejt e në shenjë.Karakteristika të përgjithshme Të gjithë të lindurit në shenjën e Shigjetarit janë optimistë, të pavarur, liridashës, të mirë, energjikë, të ndershëm dhe kurajozë. Janë të zgjuar dhe japin gjithnjë mendim, janë të rregullt e të kujdesshëm sidomos në çështjet financiare, kursimtarë por kurrë nuk janë kopracë shpesh herë ata janë bujarë e zemërgjerë. Një nga të metat e tyre është se ata janë shumë nevrikë dhe nevrikosen shpejt për probleme të dorës së dytë. Të lindurit e Shigjetarit janë të gjallë, tipa sportivë, entuziastë, të sjellshëm, të drejtë, shpirtpastër, të sinqertë dhe të arsyeshëm. Shpesh janë pretendues dhe prepotentë. Në diskutime tregohen aq të drejtë (shpesh saqë i largojnë bashkëbiseduesit me të vërtetat e hidhura që thonë). Shigjetarët janë tipa të gëzuar, intuitivë, kundërshtimorë dhe kuriozë dhe kërkojnë me çdo kusht të vërtetën. E vërteta dhe dituria janë karburant i trurit të tyre. Janë të interesuar gjithashtu në filozofi dhe fe. Natyra vetë i ka falur filozofë dhe intelektualë në botën moderne. Ata kërkojnë qëllimin e jetës dhe nëse ia arrijnë aq më mirë. Janë mendimtarë të pashoq, kanë argumenta të forta por e dëgjojnë dhe kundërshtarin. Janë konsumatorë, entuziastë të informacionit dhe duan patjetër përgjigjen e çdo pyetje. Njerëzit e lindur Shigjetar në përgjithësi janë atletë liberal e të pavarur dhe nuk njohin kufij. Janë ambiciozë por kanë ambicie të shfrenuar, janë të shkujdesur, të shpërndarë, shumë të lëvizshëm dhe shpesh iu hyjnë rreziqeve sepse kanë një optimizëm të verbër dhe nuk bëhen merak fort, pra janë ku rafsha mos u vrafsha. Me optimizëm dhe vetëbesim përballojnë kundërshtarët dhe vështirësitë dhe jam pothuajse të gjithë me fat sepse i sundon Jupiteri planeti i fatit të mirë. Në qoftëse takojnë ndonjë pengesë në vend që të shmangen përpiqen të luftojnë me çdo forcë dhe pothuajse dalin gjithmonë fitimtarë sepse janë dominues me inteligjencë të çastit. Në fëmijëri janë kapriçiozë dhe kanë shpesh një joshje (magjepse) të papërballueshme dhe me një buzëqeshje bëjnë tu falen gabimet. Janë guximtarë, praktikë dhe e mësojnë çdo gjë shpejt. Të lindurit e Shigjetarit si meshkujt dhe femrat janë tipa aventurierë, iu pëlqejnë udhëtimet dhe jeta mondane. Janë tipa shakaxhinj dhe zbavitës prandaj i gjen të rrethuar gjithmonë me njerëz. Shigjetarët janë të dashur, të hapur, spontan dhe tentojnë të kapërcejnë kufijtë e tyre, pra edhe mund të zhgënjehen. Nuk janë shumë të qëndrueshëm dhe e ndërrojnë shpesh mendimin e tyre. Frenohen me urtësi para se të kombinojnë ndonjë prapësi. Në fund janë mirënjohës ndaj atyre që u tregojnë udhën e mbarë dhe i nderojnë të tjerët. Ju pëlqen të kenë një pamje të mirë fizike dhe shumë nga Shigjetarët lindin të tillë dhe të hijshëm (të pashëm). Shigjetarët janë të çiltër, të padjallëzuar, idealistë por utopistë. Janë besnikë të qartë në mendime dhe kanë pasion të madh drejtësinë. Duan të udhëtojnë dhe të eksplorojnë dhe të njohin gjëra të reja. Janë organizatorë të fortë dhe mendja e tyre është e hapur për miliarda ide. Janë origjinalë dhe punojnë mirë me njerëz të ngjashëm me ta. I karakterizon modestia dhe shpesh janë dhe fetarë por e interpretojnë fenë sipas mënyrës së tyre duke krijuar vetë kode etike. Kanë vullnet të fortë që lejojnë të përfundojnë dhe projektet e vështira. Nëse zhgënjehen tek ajo që besojnë ndërrojnë shpesh ideologji, aq më tepër ku nga kjo mund të kenë përfitime personale. Pëlqejnë: udhëtimet, lirinë, ligjet, të kuptojnë thelbin e problemit. Urrejnë: kështjellat në ajër, jetën shtëpiake, të mërziten nga të tjerët, të jenë të lidhur.


 
 
 

Recent Posts

See All
PESHQIT

P E S H Q I T ( 19 Shkurt – 20 Mars ) Peshqit janë shenja e dymbëdhjetë e zodiakut. Është Shenjë e ujit, e lëvizjes, femërorë që...

 
 
 
UJORI

UJORI ( 21 Janar – 19 Shkurt ) Ujori është shenja e njëmbëdhjetë e zodiakut. Është shenjë mashkullore, e pandryshueshme, negative dhe që...

 
 
 
BRICJAPI

BRICJAPI (22 dhjetor – 20 janar) Bricjapi është shenja e dhjetë e zodiakut, është shenjë e tokës, themelore dhe femërore, që drejtohet...

 
 
 

Comments


Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page