LUANI
- gdshgd
- Oct 13, 2017
- 3 min read
LUANI (22 korrik – 22 gusht)
Luani është shenja e pestë e Zodiakut, është shenjë zjarri, mashkullore, pozitive. Këtë shenjë e sundon Dielli. Luani është shenjë e vendosmërisë dhe udhëheqjes. Luani në simbolikën e përgjithshme përkon me ardhjen në botë të njeriut ndërsa me lindjen e krishtërimit u shndërrua në simbol të rilindjes. Shenja paraqitet me bishtin e Luanit.Karakteristika të përgjithshme Të lindurit e shenjës së Luanit (femra dhe meshkuj) janë dashamirës dhe zotërues të jashtëzakonshëm. Shpesh janë persona me fantazi, energjikë, bujarë, entuziastë, besnikë, ambiciozë dhe simpatikë. Janë kurajozë dhe luftojnë çdo ditë për idealet e tyre dhe për të mbrojtur ata që kanë nevojë për ndihmë apo mbrojtje. Nuk i durojnë padrejtësitë dhe pandërshmëritë, janë dominues, të sigurtë në vetvete, optimistë, të pavarur dhe me vullnet të hekurt. Ata janë sundues dhe udhëheqës siç është Luani mbreti i kafshëve. Kanë dëshirë për të mësuar dhe janë të pasur me influencë dhe inteligjencë të qartë në sensin e përgjegjësisë, me një imagjinatë të madhe poetike me pasion. Nganjëherë janë kryelartë, ngacmues, fjalëshumë dhe shumë ambiciozë, gjejnë me vështirësi mirëkuptimin që kërkojnë, megjithatë dinë të bëhen të dashur dhe zakonisht janë të lumtur në jetën bashkëshortore. Bëhen prindër shumë të mirë dhe fëmijët e tyre i admirojnë sepse dinë të jenë miq të të vegjëlve të tyre dhe tërheqin besimin e tyre. Janë tolerantë por shpesh edhe s’mund të jenë, bëhen arrogantë tiranik dhe rrallë zemërohen por kur zemërohen bëhen të rrëmbyer dhe ofendues. Të lindurit nën këtë shenjë janë tipa magentikë që i tërheqin të tjerët siç tërheq magneti grimcat e hekurit, pra Luanët s’rrinë kurrë pa shokë apo edhe pa të dashur. Luanët janë largpamës, diplomatë, të kuptueshëm, krenar, të matur dhe të vendosur për t’ia arritur qëllimit me çdo kusht dhe kanë shumë arritje në jetë. Janë tipa krijues me plot shooqëri dhe kripa e muhabetit. Të shoqërohesh me to është kënaqësi e vërtetë. Ashtu si Luanët janë mbretër ashtu edhe të lindurit në këtë shenjë e konsiderojnë veten si sundues të universit, kjo sepse i sundon dielli, më i madhi nga të gjitha planetet. Të kesh një Luan në skuadër është një gjë e mirë sepse ato i zbatojnë me përpikmëri rregullat e punës dhe e çojnë punën deri në fund. Luanët janë të ndershëm, romantikë, filantropë, të qëndrueshëm, të fuqishëm, ekstravagant, të lëvizshëm dhe të zhdërvjellët. Janë tipa që u pëlqen jeta mondave, të vetësigurt dhe me dashuri të madhe për jetën. Kanë një pamje interesante dhe janë simpatikë që i tërheqin fort të njohurit e tyre. Janë dhe mëndjemëdhenj, imponues dhe priren për intriga. Shpesh kanë një mënyrë shkëlqimi të gjërave dhe tregohen të drejtë, të vendosur në veprimet e tyre dhe dallohen për frymë iniciative. Luanët nuk e çajnë kokën se ç’thonë të tjerët për ta dhe vazhdojnë të ecin përpara me hap mbretëror. Megjithëse janë vanitoz, egocentrik, mendjemëdhenj duhet pranuar se bota pa Luanin s’ka shkëlqim. Është e lehtë të njihesh me ta. Janë shumë realistë, njerëzorë dhe të ngrohtë. Ata i përballojnë me madhështi situatat më të vështira që të tjerët tërhiqen prej tyre. Janë dinamikë dhe të zjarrtë, marrin flakë nga zemërimi por nuk duan t’i bëjnë keq kujt. Pëlqejnë komplimentat dhe përdorin vartësit si gurë shahu për të arritur qëllimet e tyre. Në lidhje me të tjerët janë të thjeshtë, të hapur të sinqertë, të veçantë e të besueshëm (dhe spontanë). Luani janë të preferuarit e Zodiakut. Ata pëlqejnë jetën luksoze, madhështinë, spekullime të reja, fëmijët, dramën, urrejnë: kujdesin, kursimin, njerëzit e këqinj e të mbyllur, monotoninë.
Recent Posts
See AllP E S H Q I T ( 19 Shkurt – 20 Mars ) Peshqit janë shenja e dymbëdhjetë e zodiakut. Është Shenjë e ujit, e lëvizjes, femërorë që...
UJORI ( 21 Janar – 19 Shkurt ) Ujori është shenja e njëmbëdhjetë e zodiakut. Është shenjë mashkullore, e pandryshueshme, negative dhe që...
BRICJAPI (22 dhjetor – 20 janar) Bricjapi është shenja e dhjetë e zodiakut, është shenjë e tokës, themelore dhe femërore, që drejtohet...
コメント