top of page
Search

GAFORRJA

  • gdshgd
  • Oct 13, 2017
  • 3 min read

GAFORRJA (21 qershor – 22 korrik)

Gaforrja është shenja e katërt e zodiakut. Gaforrja është shenjë e ujit, kryesore, femërore, e drejtuar nga Hëna; është shumë komplekse dhe kuptohet me vështirësi, sepse natyrat e ndryshme të saj bien vazhdimisht në kundërshtim me njëra tjetrën. Është shenja e amësisë dhe e lindjes… logjika e saj është krejtësisht e veçantë.Karakteristika të përgjithshme Njerëzit e lindur në shenjën e Gaforres në përgjithësi janë të urtë (si femra dhe meshkuj). Janë shumë të ndjeshëm, emocionalë, imagjinarë, të sjellshëm, intuitivë, romantikë, mikpritës, simpatik, të këndshëm, të duruar, të butë dhe dorështrënguar. Ata janë të kujdesshëm dhe të pashqitur, nuk hidhen me kokëposhtë lehtë me aventura dhe nuk duan ndryshimet e improvizuara. Janë njerëz me fantazi, me humor të qetë dhe mbrojtës. Kjo shenjë është më e vështira për t’u përcaktuar, përsa i përket karakteristikave të individëve. Në fakt në shenjën e Gaforres shpesh gjejmë njerëz të ndrojtur, pa personalitet dhe të vetmuar. Të gjithë e duan shtëpinë dhe natyrën, vlerësojnë vetitë që kanë të bëjnë me lidhje me njerëzit. Në shkollë që në fëmijëri janë të parët shpesh herë sepse studiojnë me ngulm dhe kanë një mendje të zhvilluar, ndërsa në punë kënaqen me vende të qeta dhe lënë profesionet e lira. Gaforret në dukje janë të qetë dhe të gëzuar por në brendësi janë shpesh të shqetësuar dhe vuajnë nga rënia e shpeshtë në melankoli. Janë me ndjenja delikate plot takt dhe të përmbajtur, kanë ndjeshmëri emotive dhe imagjinatë të zhvilluar. Janë kryelartë dhe u pëlqejnë shumë lavdërimet, duartrokitjet dhe mirënjohjet. Shpesh janë të pavendosur, të dyshimtë dhe të paqëndrueshëm. Të lindurit e shenjës së Gaforres janë shtëpiakë dhe gjejnë kënaqësi të madhe në shtëpi dhe në gjirin e familjes. Ata kënaqen nëse ka qetësi dhe harmoni në shtëpi. Gjithashtu respektojnë traditat dhe marrin pjesë aktive në jetën e komunitetit. Të lindurit Gaforre janë gati të tërhiqen në strofkullën e tyre nëse e shohin të arsyeshme, dhe kur futen në strofkull s’ka herkul që t’i nxjerrë. E vetmja gjë që mund të bësh është tu japësh atyre kohë, ata do të dalin përsëri dhe do të përzihen në shoqëri. Ata janë edhe kokëfortë kur duan dhe vullnet të fortë dhe duan të çajnë në rrugën e tyre. Nëse me vullnet s’ja arrijnë qëllimit atëherë përdorin fuqinë emociale. Nëse dhe kjo s’i ndihmon mbyllen përsëri në grackën e tyre dhe reflektojnë meqë sundohen nga Hëna që është e lidhur me pjellorinë shumë Gaforre duan të kenë shumë fëmijë ata duan një familje të madhe. Preken lehtë dhe kanë shumë gjendje shpirtërore mund të kalojnë fare lehtë nga njëra tek tjetra. Gaforret e kanë të lehtë t’ju tregojnë simpatinë dhe dashurinë të tjerëve. Preferojnë të planifikojnë punë, dashuri, udhëtime, pushime e fitime. Të lindurit në këtë shenjë kanë një kujtesë të hekurt, kujtojnë edhe histori dhe detaje të së kaluarës dhe emocionohen nga to. Kush i do surprizat nuk merr shumë prej tyre, si shpërblim dijnë të ofrojnë një qëndrueshmëri ekonomike në familje. Nganjëherë të lindurit e Gaforres duken aventurierë, të pabesueshëm, të aftë të eksplorojnë ambiente krejt të veçantë ose të dashurojnë persona krejt të kundërt me idealin e tyre. Janë të gatshëm të çmojnë me optimizëm dhe objektivitet çdo situatë por mund të bien dhe në kriza depresioni. Dinë ta përdorin mirë paranë, janë kursimtarë megjithëse disa i quajnë dorëlëshuar. Pëlqejnë: romantizmin, fëmijët, shtëpinë, festat, fshatin. Urrejnë: dështimin, kundërshtimin, këshillat, imponimin.


 
 
 

Recent Posts

See All
PESHQIT

P E S H Q I T ( 19 Shkurt – 20 Mars ) Peshqit janë shenja e dymbëdhjetë e zodiakut. Është Shenjë e ujit, e lëvizjes, femërorë që...

 
 
 
UJORI

UJORI ( 21 Janar – 19 Shkurt ) Ujori është shenja e njëmbëdhjetë e zodiakut. Është shenjë mashkullore, e pandryshueshme, negative dhe që...

 
 
 
BRICJAPI

BRICJAPI (22 dhjetor – 20 janar) Bricjapi është shenja e dhjetë e zodiakut, është shenjë e tokës, themelore dhe femërore, që drejtohet...

 
 
 

Comments


Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page