Femijet Indigo dhe Kristal .
- gdshgd
- Oct 13, 2017
- 3 min read
Femijet "Indigo" dhe "Kristal"
Femijet e tjere (rreth moshave nga 7-25) te quajtur "Femije Indigo" te ardhur rreth viteve 1975-1995, sollen nje ndryshim te madh ne shoqeri me temperamentin e tyre te ndryshem. "Indigot" kane nje shpirt luftarak, jane te pakenaqur dhe duan te tundin sistemin e vjeter qe nuk na sherben me, te shfuqizojne ate sistem qeverie, edukimi e drejtesie te cileve u mungon integriteti. Per kete aresye karakterizohen nga nje temperament i vendosur, i flakte, i paduruar dhe e ndjejne veten si te huaj e te zhgenjyer ne mesin e normave dhe rregullave shoqerore. Prandaj shpesh here jane keqkuptuar nga shoqeria e jane diagnostikuar si : Hiperaktive, me deficit vemendjeje, etj., dhe kur jane kuruar, fatkeqesisht u ka humbur sensitiviteti, aftesia shpirterore dhe energjia luftarake.
"Indigot" jane shume inteligjente, te mprehte, mendjeholle e depertues, kane nje sens te zhvilluar per te nuhatur genjeshtrat, manipulimet... Shpesh ata s'jane te afte t'i shkepusin ndjesite e tyre nga realiteti e s'mund te pretendojne se gjithcka shkon mire.
Por rreth viteve 1995 nje gjenerate e re filloi dhe po mbush boten me shpejtesi: Femijet "Kristal" te cilet jane nje mrekulli e papare (gati 75% te te lindurve), jane nje lloj i ri, shume ndryshe nga gjithe gjeneratat e meparshme: symedhenj, hipnotizues, qe te shohin drejt ne sy e te depertojne ne shpirt, me nje personalitet magnetik. Ne kontrast me "Indigot" kane temperament te qendrueshem, jane lehtesisht te integrueshem, shpirtbute, fales, kerkojne e japin dashuri, e cila u buron e u rrezaton vetvetiu.
Pas "Indigove" qe erdhen me sepate te prisnin cdo gje qe i mungonte integriteti, femijet "Kristal" ndoqen kete shteg "te pastruar" ne nje bote me te sigurt e me solide.
Termat "Indigo" dhe "Kristal" keto gjenerata i moren nga ngjyrat me dominuese te aureoles se tyre dhe modelit te energjise qe zoterojne.
Femijet "Indigo" kane shume blu ne aureolen e tyre. Kjo eshte ngjyra e "syrit te trete chakra" e cila eshte nje qender energjie ne brendesi te kokes, pikerisht ne balle, midis dy vetullave. Kjo "chakra" eshte rregullatori i mprehtesise, apo aftesia per te pare energji, vizione e shpirtra. Femijet "Kristal" kane aureola opale me nje shumellojshmeri ngjyrash ne nuanca pasteli.
Aftesite e brendeshme shpirterore te femijeve "Kristal" jane keqkuptuar gjithashtu. Sidomos aftesite telepatike te tyre, qe i ben te fillojne te flasin me vone ne jete se femijet e tjere. Ne kete bote te re, ne te cilen po futemi, ne gjithnje e me teper do zbulojme intuiten e mendimeve dhe ndjenjave tona. Nuk do mbeshtetemi me ne fjalen e thene a te shkruar. Komunikimi do te jete me i shpejte, me direkt dhe me i sinqerte, sepse do jete nga mendja ne mendje.
Dhe pikerisht kjo gjenerate e re eshte shume e zhvilluar telepatisht. Shume femije "Kristal" kane nje zhvillim te ngadalte te te folurit, por prinderit nuk e kane problem komunikimin me ta. Perkundrazi! Problemi eshte tek gjykimi i sotem mjekesor dhe edukativ, qe i sheh keta femije si jo normale. Nuk eshte rastesi qe me ardhjen e ketyre femijeve "Kristal" ne Toke, eshte vene re nje rritje e papare e diagnozave per autizem. Eshte e vertete qe Femijet Kristal jane ndryshe nga gjeneratat e tjera, por pse duhet t'i diagnostikojme keto ndryshime?
Kriteri i diagnozes per autizem eshte i shume i qarte. Tregon se personi me autizem jeton ne boten e tij, i shkeputur nga te tjeret. Personi me autizem nuk flet, sepse nuk tregon interes ne komunikimin me te tjeret. Por Femijet Kristal jane krejt ndryshe. Ata jane te lidhur, komunikues, te kujdesshem, te dashur, me te emblit e gjithe gjeneratave. Ata ne menyre spontane te perqafojne e kujdesen per gjithe njerezit ne nevoje. Ata jane gjenerata e nje Dimensioni me te Larte.
Si pasoje e studimit te kryer me femije te te gjithe botes, Doktoresha Psikologe Doreen Virtue, tregon se eshte e prekur nga numri i madh i konstatimeve te prinderve per keta femije si: femije engjej, mesues shpirterore, teper te dashur e te mire.
Te persosur ne shume ane, ata jane drejtimi per nga ku po shkon njerezimi. . . dhe eshte nje drejtim i mire!
Recent Posts
See AllP E S H Q I T ( 19 Shkurt – 20 Mars ) Peshqit janë shenja e dymbëdhjetë e zodiakut. Është Shenjë e ujit, e lëvizjes, femërorë që...
UJORI ( 21 Janar – 19 Shkurt ) Ujori është shenja e njëmbëdhjetë e zodiakut. Është shenjë mashkullore, e pandryshueshme, negative dhe që...
BRICJAPI (22 dhjetor – 20 janar) Bricjapi është shenja e dhjetë e zodiakut, është shenjë e tokës, themelore dhe femërore, që drejtohet...
Comments