top of page
Search

DASHI.

  • gdshgd
  • Oct 13, 2017
  • 3 min read

DASHI (20 mars – 19 prill)

DASHI është shenja e parë e Zodiakut, është shenjë zjarri. Mashkullore, themelore, pozitive dhe sundohet nga planeti Mars. Është shenjë krejtësisht misterioze sepse në të përmblidhen të gjitha tipologjitë parësore të zodiakut dhe prandaj është shumë e vështirë të kuptohet. Dashi konsiderohet si shenja e fillimit të jetës dhe që buron nga dy tendenca të vecanta një materialiste dhe një krijuese.Karakteristika të përgjithshme (mashkulli, femra) Të lindurit në këtë shenjë janë persona alegro, të gjallë, aventuerierë, energjikë, sypatrembur, të aftë të merren me aktivitete të lodhshme pa treguar lodhje. Janë shumë të fortë dhe të guximshëm, më të guximshmit nga të gjitha shenjat e tjera. Janë ngulmues kur vendosin një qëllim duan ta arrijnë atë me çdo kusht. Dashi është shenja e parë dhe të lindurit në këtë shenjë janë pothuajse gjithmonë të parët. Shpesh herë ata janë udhëheqës. Doni të filloni një projekt? Merrni në punë një Dash. Ai do t’i mbledhë të gjitha energjitë dhe do t’a verë punën në vijë. Të lindurit dash quhen pionierët e Zodiakut, janë aventurierë dhe s’kanë frikë nga e panjohura. Ngaqë sundohen nga planeti Mars që është planeti i luftës ata janë si Zoti i tyre energjik dhe luftarak, agresiv dhe gjithmonë gati për t’u hedhur në sulm, për të sfiduar këto dhe për të fituar. Të lindurit e kësaj shenje duan të bien në sy. Të nisë diçka kjo është dëshira e madhe e Dashit, se si përfundon ai s’e çan kokën, sepse ata janë shpesh herë optimistë. Janë tipa krenarë të ndjeshëm, të pavarur, tolerues, të gjallë, të vendosur, sundues, zotërues, të qeshur, tërheqës, të padjallëzuar shpesh herë naivë. Janë njerëz origjinalë, aktivë, rezistentë, kapadai, entuziastë, të nxituar, të thjeshtë. Të lindurit në këtë shenjë kanë shumë besim në vetvete. E duan lirinë janë njerëz të veprimit dhe i frymëzojnë të tjerët me veprat e tyre. Të lindurit në këtë shenjë nganjëherë janë të rreptë deri në ashpërsi. Preferojnë ndryshimet dhe zbavitjet. Duan gjithnjë të përmirësojnë dhe të reformojnë gjithçka; u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes së përgjithshme dhe duan të kenë poste drejtuese. Nganjëherë impulsiviteti i tyre mund të jetë shkak zhgënjimesh dhe mossuksesesh. Natyra e tyre luftarake i lejon ata ta luajnë lojën me zell dhe gjallëri me dominancë dhe arrogancë. Por ata kanë edhe një të metë shpesh herë e nisin një projekt dhe mund ta lënë përgjysëm për të filluar një tjetër. Në pozicionin e vartësit nuk ndihen mirë dhe s’kanë qejf të urdhërohen por duan të sundojnë vetë. Janë inisiatorë të ideve të reja sepse kanë idenë të shprehen lirisht. Veprojnë gjithnjë instiktivisht. Kanë një anë negative në veprimet e tyre me njerëzit. Shpesh irritohen shpejt nga cektësia e miqve të tyre duke mos kuptuar ndjenjat e tyre. Në nivelin mendor të lindurit dash janë të zgjuar e objektivë. Ju pëlqen gara, sfida, aksioni, por hera herës iu futen sfidave të kota ku pësojnë veç humbje. Shumë nga veprimet e tyre mund të jenë të nxituara por ata nuk pendohen lehtë. Ata janë egoistë duan të jenë gjithnjë të parët pra mos harxhoni kot frymë me ta, janë shumë të paduruar. Ata janë po aq entuziastë në lojë sa edhe në punë. Të lindurit në këtë shenjë s’duhet të kenë frikë, të jenë autoritarë sepse kjo është natyra e tyre. Nëse një dash ndihet i ndrojtur ka mundësi që ndaj tij në fëmijëri të jetë ushtruar dhunë. Këto ngjarje mund ta kenë frenuar atë. Nga ana tjetër këto forca mund të krijojnë një dash autoritar dhe intolerant, pëlqejnë aksionin, sfidat, spontanitetin, ta arrijnë të parët. Urrejnë: të presin, dështimin, tiraninë.


 
 
 

Recent Posts

See All
PESHQIT

P E S H Q I T ( 19 Shkurt – 20 Mars ) Peshqit janë shenja e dymbëdhjetë e zodiakut. Është Shenjë e ujit, e lëvizjes, femërorë që...

 
 
 
UJORI

UJORI ( 21 Janar – 19 Shkurt ) Ujori është shenja e njëmbëdhjetë e zodiakut. Është shenjë mashkullore, e pandryshueshme, negative dhe që...

 
 
 
BRICJAPI

BRICJAPI (22 dhjetor – 20 janar) Bricjapi është shenja e dhjetë e zodiakut, është shenjë e tokës, themelore dhe femërore, që drejtohet...

 
 
 

Comments


Featured Review
Tag Cloud

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Google+ Icon
bottom of page