BINJAKET
- gdshgd
- Oct 13, 2017
- 2 min read
BINJAKËT (20 maj – 20 qershor)
Binjakët janë shenja e tretë e zodiakut. Është shenjë ajri, e paqëndrueshme, pozitive, mashkullore, shenjë e drejtuar nga Mërkuri. Është një shenjë që ka simbol njerëzor të tjerat janë Virgjëresha dhe Ujori. Kjo është shenja e gjallërisë, e lëvizjes, e paqëndrueshmërisë. Sipas astrologjisë ezoterike, shenja e Binjakëve përfaqëson natyrën dyfishe të qenies: shpirtin dhe materien.Karakteristika të përgjithshme (femra, meshkuj) Njerëzit e lindur nën shenjën e Binjakëve janë shpesh herë nervozë, inteligjentë, të lëvizshëm, shumë të shoqërueshëm, aktivë, të mprehtë, kuriozë, të hapur, fjalëshumë, të komunikueshëm, të sipërfaqshëm, të shkathët, të pavendosur, energjikë, të këndshëm, të paduruar dhe shumë bujarë e zemërgjerë. Ata duan ndryshimet, udhëtimet, profesionet jo të zakonshme. Shpesh herë gjallëria e tepruar i bën të paqëndrueshëm. Binjakët janë të përshtatshëm për të gjithë rrethanat e jetës dhe duan ta shijojnë 100% atë që u jep jeta. Kanë aftësi drejtuese dhe shumë dëshirë për të mësuar. Tek ata arsyeja kontrollon ndjenjat. Bien shpesh në pesimizëm, u pëlqen shumë t’i përkëdhelin dhe mund të influencohen në këtë drejtim. Duke qenë se nuk ngurojnë është shumë lehtë të njihesh me ta. Binjakët janë tipa që flasin shumë, llafazanë të pashoq, por nuk është se flasin për thashetheme të kota, prapa llafazanerisë së tyre fshihet një mendje inteligjente, e hapur për informacion. Binjakët preferojnë shkëmbimin e informacionit dhe janë të zgjuar, hazër – xhevap dhe janë shpirti i çdo feste. Kanë gjithashtu intuitë dhe imagjinatë të fortë. Shpesh marrin përsipër shumë gjëra njëherësh dhe nuk i çojnë deri në fund. Një karakteristikë e Binjakëve është se e ndryshojnë shumë shpejt gjendjen shpirtërore, ata shkojnë nga fryn era. Përshtaten mirë me situatat dhe mund të merren me shumë probleme njëkohësisht. Në shkollë shumë nga Binjakët japin shumë por nganjëherë rrezikojnë të rrëzohen, të humbasin. Binjakët përshtaten më shumë me jetën sesa me emocionet dhe i përshtaten objekteve me situata të reja. Ata janë këmbëshpejtë, elokuent, të cekët, të shpërndarë, të pandjeshëm, të dashur, mendjehollë, të aftë dhe kanë gjithmonë një shpirt rinor. Binjakët janë egoistë dhe intelektualë dhe i duan sfidat intelektuale. Ata kurrë s’i marrin gjërat seriozisht dhe janë flirtues. Megjithëse flasin shumë ju pëlqen gjithashtu të dëgjojnë e të mësojnë. Në punë ata dallohen për mendime të qarta dhe japin mendime dhe sugjerime llogjike. Ata janë valutë për çdo kolektiv, freskia e tyre mendore i bën të duken gjithmonë të rinj dhe fëmijënorë (të papjekur). Si fëmijët edhe binjakët janë të lumtur nëse iu ecën por mund të jenë dhe imoralë dhe nevrikë, kur nuk iu ecën punët mirë. Për të jeta e tyre është një festë dhe s’ju pëlqejnë punët e rënda dhe rutina. E kanë shumë të vështirë të japin premtime dhe t’i mbajnë ato. Janë të ngrohtë, xhentilë dhe ndihmojnë të varfrit. E përdorin mirë pamjen e tyre të jashtme dhe janë gati të përdorin çdo armë edhe gënjeshtër për të arritur qëllimet. Shpesh për dështimet e tyre ua hedhin fajin të tjerëve. Në momentet e tyre më të mirë arrijnë të jenë dhe të ndershëm, por në çdo rast venë në plan të parë interesin personal. Ju pëlqen intriga dhe janë plot batuta humori. Pëlqejnë: të flasin, lajmet e reja, variacioni, të lexojnë, të ndjekin shumë projekte njëkohësisht, urrejnë: punën në një vend, edukimin, budallenjtë.
Recent Posts
See AllP E S H Q I T ( 19 Shkurt – 20 Mars ) Peshqit janë shenja e dymbëdhjetë e zodiakut. Është Shenjë e ujit, e lëvizjes, femërorë që...
UJORI ( 21 Janar – 19 Shkurt ) Ujori është shenja e njëmbëdhjetë e zodiakut. Është shenjë mashkullore, e pandryshueshme, negative dhe që...
BRICJAPI (22 dhjetor – 20 janar) Bricjapi është shenja e dhjetë e zodiakut, është shenjë e tokës, themelore dhe femërore, që drejtohet...
Comentarios