PESHORJA
- gdshgd
- Oct 13, 2017
- 3 min read
PESHORJA (23 shtator – 22 tetor)
Peshorja është shenja e shtatë e zodiakut. Është shenjë themelore mashkullore, shenjë e ajrit pozitive, e qeverisur nga planeti i Afërditës (Venera). Në jetën e të lindurve në shenjën e Peshores periudhat më të rëndësishme janë prej 14 – 20 dhe nga 36 – 42 vjeç. Ky rregull vlen vetëm për këtë shenjë. Peshorja është shenjë e estetikës dhe finesës me të cilën nuk është e lehtë të kuptohesh pasi është disi e paparashikueshme në sjelljen e saj.Karakteristika të përgjithshme Njerëzit e lindur në shenjën e Peshores shpesh kanë si ideal drejtësin. Janë të ndershëm, të ekuilibruar, të rregullt, të sjellshëm dhe jo gjithmonë bujarë. Dinë të ndihmojnë ata që u adresohen dhe arrijnë tëfitojnë sa herë që e lyp nevoja. Janë diplomatë, romantikë, të shoqërueshëm, idealist, të dashur dhe paqësorë. Forca e vullnetit është e madhe tek këta persona sepes janë mësuar të peshojnë atë që e kanë pro apo kundra kur duan të marrin një vendim. Të lindurit e Peshores si meshkujt dhe vajzat i urrejnë punët e rëndomta dhe të papastra, e urrejnë ashpërsinë, vrazhdësinë dhe gjakderdhjen. Janë tërheqës, energjik, mendimtarë dhe bëjnë shpesh kështjella në ajër. Janë pa paragjykime dhe objektivë e të drejtë në gjykimin e gjërave. Janë të paduruar por zemërohen rrallë, ka raste kur tregohen dominues por në përgjithësi janë të sjellshëm e të dashur. Të lindurit në këtë shenjë nuk duan të rrijnë kurrë vetëm. Për një Peshore çdo gjë është mirë të bëhet çift. Janë tipa të balancuar harmonikë dhe bëjnë lojë të ndershme. Në punë janë shumë punëtorë dhe nuk e kuptojnë jetën pa martesë. Ata i duan të mirën të gjithëve. Nuk e durojnë konfliktin dhe bëjnë gjithçka që ta shmangin megjithëse shpesh herë janë ngatërrestarë pa e kuptuar. Janë strategë dhe organizatorë të fortë. Janë të kulturuar dhe të rafinuar dhe vdesin për gjërat e bukura. Ata pëlqejnë bukurinë tek njerëzit dhe tek sendet (sepse i sundon planeti i bukurisë, Venusi). Janë tipa estetikë u pëlqen të krijojnë një botë të bukur, të shoqërohen. E vënë mjaft në përdorim mendjen dhe pëlqejnë kur u komunikojnë mendimet e tyre të tjerëve. Duan ta zgjedhin gjithçka me bisedim dhe kompromis dhe s’duan të zihen. Kur ndeshin në kundërshtar të fortë s’e humbin mendjen por marrin frymë thellë dhe vazhdojnë bisedën saqë s’dinë të ndalen kurrë, nuk ta lenë dalë lehtë. Janë të pavendosur dhe shpesh herë naivë, flirtues, fjalëshumë e të habitur. Janë gjithashtu shumë aktiv, inteligjentë dhe ambiciozë. Shpesh shumë të lindur në këtë shenjë janë të pashëm dhe elegantë (sidomos vajzat). Shumë astrologë mendojnë se Peshorja është shenja më e mirë sepse përfaqëson zenitin e vitit, vjeshtën ku njerëzit marrin frytet e punës së kryer në pranverë. Janë tipa kritikë dhe gjykatës të paanshëm të çdo çështje. Janë dhe shumë njerëzore, ndihesh mirë t’i kesh pranë. Të dy sekset e kësaj shenje pëlqejnë thashethemet dhe kurioziteti i pangopur mund të bëjë që të ngatërrohen me skandale. Shpesh herë ata mund të jenë dhe përtacë, harraqë dhe ta ndërrojnë shpesh mendimin e tyre. Janë modestë, të pastër dhe duan paqen. Ju pëlqen puna në skuadër. Gjendja ekonomike është solide, ndoshta s’do të kenë shumë surpriza të mëdha por edhe rreziqet e mëdha do të jenë larg rrugës së tyre të qetë e të sinqertë. Nuk i pranojnë kritikat dhe duan vetëm aprovima nga të tjerët. Nuk tërheqin simpatinë për herë të parë por më në fund arrijnë të çmohen e të vlerësohen nga të gjithë. Jeta bashkëshortore edhe në momente të vështira i gjen të përgatitur e të organizuar dhe martesat në përgjithësi shkojnë mirë. Pëlqejnë: bashkjetesën, harmonia, xhentilesa, gjërat fine të jetës, urrejnë: dhunën, padrejtësinë, vetminë, vulgaritetin, të qënit skllav të modës.
Comments